Nëse institucioni juaj i arsimit të lartë dëshiron të zhvillojë bashkëpunim me universitetet Britanike për stafin tuaj apo për mobilitet të studentëve; programe të përbashkëta; bashkëpunim për hulumtime apo ndërtim të kapaciteteve, i kemi disa mundësi për të ju ndihmuar. 

Erasmus+

"Për më shumë se 25 vite, Bashkimi Evropian ka financuar programin Erasmus për të promovuar mobilitetin e studentëve dhe stafit si dhe bashkëpunimin ndër-institucional në Evropë dhe më tej. Programi i ri (Erasmus+) ofron më shumë mundësi se kurrë më parë për institucionet e larta arsimore Evropiane dhe jo-Evropiane të punojnë bashkë duke u bazuar në përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme të BE-së si: Erasmus Mundus, Tempus, Alfa dhe Edulink.  

Ekzistojnë fonde për të përkrahur shkëmbimin e studentëve dhe stafit në mes institucioneve të larta arsimore të BE-së dhe ato të cilat nuk janë në BE; programe të përbashkëta për Doktoraturë dhe Master si dhe partneritete ndër-institucionale. Disa nga këto fonde janë të menaxhuara drejpërdrejtë nga Komisioni Evropian. Në Mbretërinë e Bashkuar, programi Erasmus+  menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e MB-së, një partneritet mes Këshillit Britanik dhe Ecorys. Këshilli Britanik i menaxhon aktivitetet e decentralizuara të Erasmus+ që i përkasin arsimit të lartë."

Mobiliteti Ndërkombëtar i Krediteve 

"Për herë të parë programi Erasmus+ përkrah shkëmbimin e stafit dhe studentëve mes vendeve Evropiane (‘Programet’) dhe jo-Evropiane (‘Partnerët’), përmes aktivitetit të quajtuar Mobiliteti Ndërkombëtar i Krediteve. Vendet pjesëmarrëse si partnerë janë në uebfaqe dhe aty mund të i shihni edhe vendet e programeve. 

Aplikimi për të i fituar këto fonde mund të bëhet vetëm nga institucionet në vendet me ‘Programe’. Mirëpo, institucionet me marrëdhënie ekzistuese me universitetet Britanike mund të i konsiderojnë këto fonde si metoda të fuqizimit të lidhjeve të tyre ndër-institucionale si dhe partneritete të mundshme në mësimdhënie dhe hulumtim.   

Nëse nuk keni lidhje ekzistuese me universitete Britanike mirëpo jeni të interesuar që të i zhvilloni ato duke përdorur fonde të Erasmus+, ju lutem vizitoni uebfaqen e mundësive të partneritetit ku mund të shkarkoni formularin e mundësive për partneritet.  

Nëse ju duhen informata për programet tona të përbashkëta, mundësitë e zhvillimit të kapaciteteve ose për programe të tjera, ju lutem lexoni udhëzimin e Komisionit Evropian mbi punën me institucionet Evropiane të arsimit të lartë të cilat janë me programin Erasmus+. Ndërsa, nëse jeni me bazë në njërin nga 27 shtetet Partnere, mund të kontaktoni zyrën tuaj vendore të Erasmus+."

Horizon 2020

"Horizon 2020 është programi më i madh i BE-së për Hulumtim dhe Inovacion, me afër 80 miliardë Euro në dispozicion për periudhën shtatë vjeçare nga 2014 deri më 2020, duke marrë parasysh edhe investimet private të cilat ky fond do të tërheqë. Ky program premton më shumë zbulime dhe depërtime marramendëse duke implementuar ide të ndryshme nga baza e tyre e drejtë në treg.  

Duke gërshetuar hulumtime dhe inovacione, Horizon 2020 është duke ndihmuar në arritje të shkëlqyera në shkencë dhe udhëheqësi industriale duke trajtuar disa nga sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen shoqëritë tona. Qëllimi është që të bashkohen forcat profesionale të hulumtuesëve Evropian dhe global për të prodhuar hulumtime shkencore me klasë botërore, të eliminohen barrierat për inovacion dhe që të lehtësohet puna e përbashkët mes sektoreve private dhe publike në fushën e inovacioneve. 

Horizon 2020 ofron mundësi të ndryshme të bashkëpunimit me institucionet brenda dhe jashtë BE-së. Mirëpo, rregullat ndryshojnë sipas statuseve rajonale, ligjore dhe ekonomike. 

Mësoni më shumë se si të keni qasje në mundësitë që ofron Horizon 2020 në portalin e Komisionit Evropian Horizon 2020 ose lexoni informatat e dhëna nga Divizoni Britanik i Arsimit të Lartë Ndërkombëtar."

Euraxess UK

Euraxess është një iniciativë e BE-së që përkrahë mobilitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin e karrierave të hulumtuesëve. Këshilli Britanik e menaxhon uebfaqen e Euraxess UK, e cila ka informata për ambientin e fushës së hulumtimeve në MB, informata praktike për hulumtues mobil (në lëvizje), si dhe një databazë të mundësive të punësimit dhe fondeve për hulumtime ndërkombëtare.