Një grua flokëzezë, e ulur në një tavolinë në kafene, duke buzëqeshur prapa një laptopi të hapur, duke e shikuar një shok

Pjesëmarrja e grave në media është e pabarabartë nëpër botë. Kjo konfirmohet përmes hulumtimeve në nivel global dhe atyre në Ballkanin Perëndimor në veçanti. 

Ka një mundësi për mediet që të luajnë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë zë personave dhe komuniteteve të nënpërfaqësuara që mund të kenë qenë të përjashtuara në të kaluarën.  

Aktivitetet e programit tonë Media for All lidhur me barazinë gjinore mbështesin promovimin dhe zhvillimin e barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor. Ne synojmë të adresojmë pabarazitë në përvojën e gazetarëve, redaktorëve dhe menaxherëve burra dhe gra përmes trajnimit, rrjetëzimit, mentorimit dhe zhvillimit të politikave. Gjithashtu jemi duke e hulumtuar ndikimin e Covid 19 te gratë në media dhe duke eksploruar se si politikat gjinore mund të ndihmojnë për të ndryshuar stereotipat dhe për të sfiduar animet gjinore.