Mentorimi është një metodë efektive e zhvillimit profesional. Kjo metodë inkurajon rritjen dhe motivimin, përmirëson produktivitetin dhe angazhimin, lehtëson lidhjen mes pjesëmarrësve, forcon komunitetin dhe identitetin kolektiv të grave, ndihmon në zgjerimin e rrjetit të kontakteve profesionale, krijon mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh dhe kontribuon në forcimin e vetëbesimit.
Ne zhvilluam një program pilot dy-mujor të mentorimit midis shkurtit dhe prillit 2021, për të fuqizuar gratë në media. Pesëmbëdhjetë pjesëmarës dhe gjashtë mentorë me përvojë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor morën pjesë. Të mentoruarit u përshtatën me një mentor me përvojë në media. Mentorët ofruan këshilla për çdo sfidë, por gjithashtu ndanë njohuritë, përvojën dhe rrjetet e tyre për të mbështetur kandidatët në këtë program. Kjo ishte një mundësi për të mësuar, bërë pyetje dhe përjetuar këndvështrime të ndryshme.
Kandidatët u takuan me mentorët e tyre dy herë në javë për të punuar në qëllimet e zhvillimit personal dhe profesional. Të mentoruarit gjithashtu morën pjesë në punëtori dhe konsultime për të shkëmbyer përvojat e tyre, për të reflektuar mbi procesin e mentorimit dhe rrjetin me njëri -tjetrin.
Takoni Mentoret
Ne punuam me gazetarë nga i gjithë rajoni me përvojë në një sërë mediash dhe i bashkuam ata me mentore nga vende të ndryshme. Në fund të programit ne u kërkuam mentorëve të reflektojnë mbi përvojat e tyre. Të gjithë mentorët zgjodhën të marrin pjesë sepse donin të ndihmonin brezin e ri, por gjithashtu zbuluan se kishin mësuar nga të mentoruarit e tyre.
Çfarë mentorët tanë dhe të mentoruari kishin për të thënë në lidhje me programin
Vijuese e programit të mentorimit - Jeta Selmanaj (KOS)
'Elira ka punuar në shumë media dhe kam mësuar shumë prej saj, veçanërisht kur kemi folur për "gabimet "e saj ndër vite, kjo është pikërisht ajo nëpër të cilën po kaloj unë. Duke qenë se po jetoja në një vend të vogël si Kosova, nuk kisha vetëbesim dhe mundësi që ta sfidoja veten në mënyra të ndryshme. Për mua dukej e pamundur të dilja nga Kosova, të takoja njerëz të rinj, të shihja kultura të ndryshme dhe të mësoja gjëra të reja. Falë mbështetjes së Elirës, unë tani aplikoj për bursën që e kam ëndërruar dhe gjej shumë programe jashtë Kosovës. Mezi po pres të shkoj në Shqipëri dhe ta takoj Elirën personalisht.'
Mentor - Elira Çanga (ALB)
'Tek Jeta e kam parë veten time kur kam qenë gazetare e re. Të dyja kemi bërë të njëjtën rrugë dhe kemi mbuluar të njëjtat tema si gazetare të reja. Jeta është përballur me sfida me të cilat jam ballafaquar edhe unë në vitet e para në gazetari dhe sinqerisht, pashë tek ajo dritën dhe pasionin që unë kisha kur e fillova këtë profesion 20 vite më parë. Biseda dhe diskutimi me të më dhanë mundësinë të jem dëgjuese më e mirë, të bëj rezyme të jetës sime profesionale dhe e bëri përvojën time të vlefshme për të. Kemi qenë shumë bashkëpunuese dhe më të vërtetë mezi prisja ta takoja gjatë javës. Më pëlqyen shumë të gjitha punëtoritë, takimet dhe konsultat si mundësi për tu zhvilluar, për të mësuar më shumë, për të bërë miq dhe kolegë të shkëlqyeshëm dhe për të ndarë sfida, mendime dhe opinione me ta.'