A hand holding a mobile phone filming a blonde woman and dark haired man, the subjects are out of focus
©

Poyraz Tutuncu

Çfarë është raportimi i qytetarëve të angazhuar? 

Duke punuar me qytetarët në storie ose çështje që janë me interes ose që përbëjnë shqetësim për ta, pikat e medieve raportojnë me audiencat e tyre, jo vetëm për ta. Dhënia e mundësisë qytetarëve që të sugjerojnë tema, të ofrojnë dokumente, dëshmi ose prova të tjera, u ndihmon atyre të hetojnë ose të raportojnë çështjet që janë me interes për komunitetin e tyre. 

Instrumenti i raportimit të qytetarëve të angazhuar

Partneri ynë BIRN (Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ) ka zhvilluar instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar (ECR). Kjo është një platformë online që u ndihmon pikave të medieve të pyesin audiencat e tyre për tema me interes për ta. Ky është po ashtu një instrument me të cilin qytetarët mund të raportojnë çështjet ose fushat me interes për ta në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur. 

Duke e përdorur këtë instrument online, gazetarët mund të zhvillojnë lloje të ndryshme të anketave, sondazheve dhe mënyra të tjera të angazhimit të qytetarëve. Instrumenti po ashtu u lejon mediave të analizojnë informacionet dhe të dhënat e mbledhura para se t’i përfshijnë në raportimin e tyre.

Mbi 20 pika të medieve tashmë e kanë instrumentin ECR. Partneri ynë BIRN ofron trajnime dhe mentorim për mënyrën e përdorimit të tij, si të zhvillohen storiet por edhe si të promovohen tek audiencat e tyre. Pikat e medieve kanë filluar ta përdorimin instrumentin ECR dhe tashmë kanë nxjerrë artikuj bazuar në temat e sugjeruara nga audiencat e tyre. 

Pikat e medieve nga vende të ndryshme në rajon gjithashtu janë duke punuar së bashku për të krijuar storie që mbulojnë interesin e përbashkët. Përmes ECR-së, pikat e medieve kanë përzgjedhur tema me interes dhe kanë ndarë informacione interesante në vende për të krijuar storie që pasqyrojnë përvojat dhe interesimin e tërë audiencave të tyre në Ballkanin Perëndimor.