Bristish Council dhe Ambasada e Britanke në Kosovë shënojnë fillimin e fazës së dytë të projektit "Qytetarët Aktiv". Projekti "Qytetarët aktiv" zbaton aktivitete që motivojnë dhe trajnojnë të rinjtë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të kuptuar më mirë nevojat e komuniteteve të tyre lokale dhe pozitën e tyre në rajon dhe për të punuar në mënyrë aktive në përmirësimin e tyre. Projekti gjithashtu forcon kapacitetin e të rinjve për të gjetur punë në tregun modern të punës, si dhe për kuptimin e përgjegjësive të institucioneve ndaj nevojave dhe aspiratave të të rinjve.

PREZANTIMI I FAZËS SË DYTË TE PROJEKTIT U MBAJT ME 20 SHKURT NË HOTEL SIRIUS. PJESËMARRËS NË KËTË NGJARJE ISHIN AMBASADORI BRITANIK NË KOSOVË RUAIRI O’CONNELL, PËRFAQËSUES TË BRITISH COUNCIL PËR EVROPËN E GJERË SI DHE PËRFAQËSUES TË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE, ADMINISTRATA LOKALE DHE MEDIAT.

Partnerët kyç të British Council për këtë projekt janë Toka nga Prishtina dhe SYRI I VIZIONIT nga Peja.