Çfarë është Gara e studentëve Sfida Covid-19?

Gara e studentëve Sfida Covid-19 është një sfidë e studentëve dedikuar propozim-hartimit të politikave që synojnë të zgjidhin sfidat më problematike të sotme. 

Pse duhet të marrin pjesë studentët në këtë garë?

  • mundësi për të përfituar kurse online. Fituesit e vendit të parë do të marrin një kupon prej 1,500GBP për kurse në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa fituesit e vendit të dytë do të marrin kupon prej 1.000 GBP
  • propozimi juaj do të botohet në koleksionin online të Këshillit Britanik bashkë me përmbledhjet e politikave të të gjithë finalistëve
  • krijimi i një rrjeti kontaktesh me studentë të tjerë me profile të ndryshme akademike
  • zhvillimi i mendimit kritik, shkathtësive të zgjidhjes së problemeve si dhe komunikimit.

Cilat janë kërkesat e sfidave?

Kërkesat e sfidave përfshijnë tematika të fushave të ndryshme midis të cilave pjesëmarrësit do të duhet të zgjidhin problemin specifik në nivel lokal ose kombëtar, ose në universitete dhe spitale, dhe te provojnë ta zgjidhin atë me anë të propozim-politikave të tyre. Kërkesat për këtë sfidë janë si më poshtë:  

Sfida # 1: Si t'i përgjigjemi dhe të rikuperohemi nga COVID-19 duke forcuar drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e më të rrezikuarve?

Pandemia ka ndikuar në mënyrë disproporcionale  në popullatat e margjinalizuara dhe të pafavorizuara. Evidencat në të gjithë botën tregojnë shëndetin shqetësues, psikologjik, social dhe situatën ekonomike të njerëzve nga pakicat etnike, përfshirë romët; njerëzit  e moshuar; të miturit, emigrantët dhe refugjatët; të burgosurit; personat me aftësi të kufizuara; gratë; punëtorët e seksit; përdoruesit e drogës; ata që jetojnë në varfëri, që punojnë në ekonominë informale, ose që u mungon strehimi i qëndrueshëm - duke theksuar vetëm disa. 

Cilat janë mënyrat për të ndihmuar grupet e cënueshme? Si mund t'u ofrohet ndihmë njerëzve që me vështirësi kujdesen per veten, që kanë aftësi të kufizuara ose që nuk kanë asnjë akses për kujdes?  Çfarë masa mund të ndërmerren për të mbrojtur punëtorët në ekonominë informale? Si mund të sigurojmë që të gjithë fëmijët të kenë qasje në mësimin në internet? Si mund të sigurojmë që familjet me të ardhura të ulëta dhe më shumë fëmijë të kenë të ardhura të qëndrueshme? Si mund të sigurojmë mosndërprerjen e kujdesit shëndetësor për pacientët që nuk kanë COVID-19? Si mundet të sigurohet mbështetja psiko-sociale aq e domosdoshme për ata që kanë nevojë?

Sfida # 2: Si të reagojmë dhe të rikuperohemi nga COVID-19 në një mënyrë që ndihmon ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike?

Në të njëjtën kohë me pandeminë, jemi duke u përballur me sfida të pashembullta globale të ndryshimit të klimës të evidentuara me rritjen e temperaturave, shkrirjen e akujve, ngrohjen e oqeaneve dhe motin ekstrem.

Si ka ndikuar pandemia në ndryshimin e klimës, por edhe anasjelltas? Cila është mënyra më e mirë për menaxhimin e mbetjeve të një numri të madh të maskave kirurgjikale dhe pajisjeve të tjera mjekësore? Si mund të rimëkëmben ekonomitë tona nga pandemia në një mënyrë që ato të jenë më të gjelbërta, më të pastra, të shëndetshme dhe më të qëndrueshme? Si mund t'i rrisim kapacitetet tona zbutëse dhe adaptuese për të qenë më të mirëpërgatitur për t'iu përgjigjur sfidave të ndryshimit të klimës? A ka masa që mund t’u imponohen bizneseve, institucioneve publike dhe familjeve private për të shpëtuar mjedisin tone?

Finalistët e zgjedhur për Finalen e Madhe të Konkursit Sfida e Studentëve

Pas procesit të plotë të përzgjedhjes të kryer nga juria jonë, pesëmbëdhjetë propozime të politikave të studentëve kanë arritur në finalen e Konkursit Sfida e Studentëve.

Duke përdorur dhe promovuar shkencën dhe provat shkencore, studentët në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan politika që kontribuan në qëndrueshmërinë e shteteve të tyre, komuniteteve dhe bashkëqytetarëve të tyre, ndaj efekteve të dëmshme të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Detyra e studentëve ishte të zgjidhnin problemin specifik në nivel lokal ose kombëtar, ose në universitete dhe spitale, dhe të përpiqeshin ta zgjidhnin atë përmes politikës së tyre, në dy fusha tematike - forcimi i drejtësisë sociale dhe mbrojtja e më të prekshmit; dhe të ndërtonin qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike.

Probleme sfiduese - zgjidhje krijuese

Studentë dhe të diplomuar nga fusha të ndryshme të shkencës si, drejtësi, ekonomi, biznes, arsim, gjuhë, psikologji dhe mjekësi, bënë çmos për të adresuar sfidat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19 duke propozuar veprime dhe masa specifike që mund të zbatohen për ta kaluar këtë situatë..

Propozimet e tyre të politikave japin kontribut në mjedis, shëndetësi, arsim, barazi gjinore, ekonomi për mbrojtjen e mjedisit, pakicat kombëtare dhe në të njëjtën kohë nxisin solidaritetin dhe ofrojnë mjete që do të ishin të dobishme në kapërcimin e pandemisë së COVID-19.

Finalistët do të paraqesin politikat e tyre në ngjarjet përfundimtare që do të organizohen në internet në Mal të Zi - 28 Janar, Shqipëri - 2 Shkurt, Serbi - më 4 Shkurt dhe Maqedonia e Veriut - 9 Shkurt.

Fituesit e vendit të parë do të marrin një kupon prej 1,500 GBP për ti përdorur për kurse në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, kurse fituesit e vendit të dytë do të marrin një kupon me vlerë 1000 GBP. Përveç kësaj, propozimet do të publikohen në koleksionin online të Këshillit Britanik ku gjenden të gjitha udhëzimet e politikave të finalistëve.