Call 1 - Media for Change, image

Me synimin për të mbështetur prodhimin e përmbajtjes cilësore, tërheqëse dhe inovative, bashkëpunimin lokal dhe rajonal, zhvillimin profesional, praktikat, rrjetëzimin, lëvizshmërinë dhe vërtetimin e ideve të biznesit, projekti Western Balkans Media for Change shpall mundësitë e financimit të granteve për individë, media, shoqata dhe organizata të tjera nga Ballkani Perëndimor.

Projekti Western Balkans Media for Change financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga British Council në partneritet me Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), Thomson Foundation dhe INTRAC (The International NGO Training and Research Centre).

Grantet që do të mbështeten në këtë thirrje duhet të bëhen brenda këtyre gjashtë (6) fushave prioritare:

  1. Vlerësimi i një ideje biznesi
  2. Prodhimi i përmbajtjes përmes të mësuarit, lëvizshmërisë ose bashkëpunimit
  3. Forcimi i transmetuesitnë krijim tëpërmbajtjësdhe shtrirjetë audiencës
  4. Zgjerimidhe angazhimi i audiencës
  5. Mbështetje për rrjetëzim
  6. Promovimi i një gazetarie cilësore profesionale dhe etike

Aktivitetet duhet të zbatohen në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Kohëzgjatja e projekteve mund të jetënga një (1) muaj deri në gjashtë (6) muaj.

Kush mund të aplikojë

  • Organizatat – mediat ( media tradicionale dhe online), grupet/ekipete gazetarëve me statusin e një personi juridik (p.sh. shoqata, rrjete të themeluara në mënyrë formale, etj.) dhe organizatat joqeveritare të medias nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
  • Individët – profesionistë të medias, gazetarë të rinj, studentë dhe krijues të përmbajtjeve mediatike
  • Iniciativat – rrjetet, grupet, iniciativat aktuale ose të planifikuara që synojnë forcimin e rolit të grave dhe të rinjve në sektorin e medias, promovimine gazetarisë cilësore, iniciativave rajonale etj.

Për informacione të detajuara, kriteret e për aplikim dhe udhëzimet, Western Balkans Media for Change fton të gjitha palët e interesuara të shkarkojnë dokumentet që i bashkëngjiten këtij postimi. Ju lutemi ndiqni udhëzimet në secilin dokument se si të aplikoni.

  • Kjo Thirrje është e hapur deri më 1 Gusht 2024 deri në orën 24.00. Aplikanti mund të dorëzojë aplikacionin(et) gjatë gjithë periudhës kur kjo thirrje është e hapur.

* Të gjitha aktivitetet e financuara nga kjo Thirrje duhet të përfundojnë deri më 28 shkurt 2025.

  • Një aplikant mund të paraqes më shumë se një aplikim sipas kësaj skeme granti, pasi thirrja do të jetë e vazhdueshme. Megjithatë, aplikantët që kanë fituar më shumë se një grant nuk lejohen të zbatojnë disa (më shumë se një)projekte të financuara nga kjo skemë granti në të njëjtën kohë; aplikanti mund të ketëvetëm një marrëveshje granti aktive në një kohë ttë caktuar. Prandaj, aplikantët duhet të marrin parasysh afatinkohor të propozuar kur aplikojnë për grante.
  • Aplikimet duhet të plotësohen në gjuhën angleze.