A woman sitting at a desk in an office, working on a computer

Para projektit Western Balkans Media for Change, TV MITROVICA ishte pjesë e programit “Media for All”, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili gjithashtu ofronte mbështetje për profesionistët e medias në Ballkanin Perëndimor. Ne patëm një përvojë të jashtëzakonshme gjatë atij projekti. Vërejtëm se kemi pasë ngritje në aspektin profesional të stafit tonë si rezultat i shumë trajnimeve dhe po ashtu zhvilluam një metodë ndryshe të të raportuarit duke aplikuar ECR tool, pra duke angazhuar qytetarët në raportimet tona, duke dëgjuar nevojat e tyre dhe duke i trajtuar ato.

Ndikimi i gjithë kësaj eksperience na motivoi të aplikonim me nismën tonë të re, në programin Western Balkans Media for Change. Tani po kalojmë një fazë tjetër po aq të rëndësishme të zhvillimit professional, duke u fokusuar në grupe të ndjeshme të shoqërisë veçanërisht në lidhje me gratë. Ne jemi të përkushtuar t'i nxjerrim në pah arritjet e tyre dhe të raportojmë për sfidat me të cilat ato përballen, përfshi këtu gratë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian dhe ato me aftësi të kufizuara. Duke eksploruar në historitë e tyre dhe duke parë sfidat me të cilat ato përballen, ne e gjejmë vetën të motivuar dhe të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti.

Ky grant ka qenë i dobishëm jo vetëm në avancimin e gazetarisë sonë profesionale, por edhe në forcimin e lidhjes sonë me audiencën. Për më tepër, ajo ka kontribuar ndjeshëm në qëndrueshmërinë tonë financiare, e cila është thelbësore për mediat e pavarura. Me këtë mbështetje, ne gjithashtu filluam realizimin një seri podkastesh, një format që nuk e kishim përdorur më pare, por besojmë se podkastet do të jenë një mjet efektiv për promovimin e grave në karrierë.

Media luan një rol kyç në zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë. Sa më profesionale të jetë media, aq më mirë i shërben shoqërisë. Programet si Western Balkans Media for Change janë thelbësore, pasi ato jo vetëm që mbështesin nevojat operacionale të mediave të pavarura, por gjithashtu nxisin ndryshime pozitive shoqërore. Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, një mbështetje e tillë është e nevojshme dhe jetike. Ne duhet të vazhdojmë të drejtojmë ndryshime pozitive, me mediat që luajnë një rol vendimtar në këtë përpjekje.

Majlinda Brahimi, gazetare, TV MITROVICA