Përzgjedhja e pjesëmarrësve të Digital Cities nuk ka qenë e lehtë. Pas një analize të hollësishme të qindra aplikantëve, kemi përzgjedhur tetë qendra, pesë kompani dhe një organizatë joqeveritare nga Ballkani Perëndimor. Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur kanë fituar një mundësi të shkëlqyer që të bëhen pjesë e projektit i cili ndërlidh profesionistët në industritë kreative nga Ballkani Perëndimor me kolegët nga Mbretëria e Bashkuar.

MËSONI MË SHUMË PËR PJESËMARRËSIT E PROJEKTIT:

QENDRAT

Spark

Spark është një platformë e avancuar digjitalo-teknologjike nga Mostar-i, Bosnja dhe Hercegovina. Përbëhet nga SPARK school, SPARK Research and Development, SPARK startup dhe SPARK business. Të gjithë departamentet kanë qëllimet e veta, rritjen e njohurive në fushën e informatikës te të rinjtë, të transformojnë industrinë e Teknologjisë së Informacionit në rajonin e Evropës Juglindore, të lançojnë produkte të përshtatshme dhe të ofrojnë zgjidhje inovative dhe efektive të marketingut për sipërmarrjet.

Protik Innovation Centre

Protik Innovation Center është qendër për zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Tiranë, Shqipëri. Ideja e tyre është zhvillimi i inovacioneve dhe sipërmarrjes, me rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime TIK.

Networks

Networks është qendër biznesi dhe ambient pune nga Sarajeva në Bosnjë dhe Hercegovinë. Qëllimi i Network-ut është krijimi i ekosistemit afirmativ për zhvillimin e biznesit sipërmarrës. Gjithashtu, përkrahin digjitalizimin dhe rimarkimin e biznesit nëpërmjet shërbimeve inovative.

Jakova Innovation Centre

Jakova Innovation Center është inkubator biznesi nga Kosova. Qëllimi i tyre është që të mësojnë bizneset e reja si të strukturojnë idetë e veta, duke pasur parasysh projeksionet financiare, liçencimin e produktit dhe grumbullimin e fondeve, si dhe punën në ekip.

Open Data Kosovo

Open Data Kosovo është një organizatë civil-teknologjike e cila beson se teknologjia luan rolin kryesor në kontribuimin në qeverisjen cilësore, transparencë dhe angazhimin ndaj qytetarëve.

BSCBar

BSCBar është inkubator biznesi nga Bar-i, Mali i Zi. Ata mbështetin krijimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Mal të Zi si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar- investimet e përbashkëta dhe qasjen në tregun ndërkombëtar.

Deli

Deli –është ambient pune kreativ nga Nis-i në Serbi. Qëllimi i tyre është që të identifikojnë nevojat e personave kreativ për punë të pavarur dhe të rrjetëzuar, duke krijuar hapësirë për edukim, mësim kreativ të vazhdueshëm dhe avancim.

SEE-ICT

SEE-ICT është qendër serbe për teknologji, ndërmarrësi inovative, aktivizëm shoqëror dhe rrjetëzim. Misioni i tyre kryesor është që deri në vitin 2020 të edukojnë 100.000 persona për aftësitë bazë në IT dhe aftësitë në sipërmarrje dhe që të ndihmojë të gjejnë ose të krijojnë biznese në industrinë e IT-së.  

KOMPANI

EasyPay

EasyPay është një kompani shqiptare e cila punon në fushën e digjitalizimit të shërbimeve financiare. Janë një platformë telefonike, e cila ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për shërbimin e pagesës së shpejtë të faturave.  

GotSolution

GotSolution nga Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga tri marka të ndryshme. JSGuru është dyqan i specializuar për zhvillimin e programit JavaScript, JSU është e fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe të rriturve në fushën e IT-së, Qlab është hapësirë pune që promovon vlerat e biznesit dhe mundësitë e IT-së.  

Cacttus

Cacttus nga Prishtina është e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve teknologjike cilësore dhe shërbimeve profesionale me qëllim zhvillimin lokal dhe rajonal.

InPlayer

InPlayer Hub nga Shkupi, Maqedoni ka qëllim afatgjatë që të ripërcaktojë monetizimin e mjeteve digjitale duke aplikuar teknologji të reja dhe duke përmirësuar përvojën e përgjithshme të përdoruesve.    

Coprix

Coprix nga Beogradi në Serbi, krijon mjete mësimore në formë të aplikacionit, të cilat përdorin teknologjitë më të reja me qëllim ofrimin e përvojave mësimore të bazuara në nevojat specifike dhe aftësitë e çdo fëmije.  

ORGANIZATAT JOQEVERITARE

Digitalizuj.me

Organizata joqeveritare malazeze Digitalizuj.me ka mision që t'i ndihmojë qytetarëve lokal dhe organizatave që të kuptojnë dhe të realizojnë mundësi të reja tërheqëse për ndryshime shoqërore dhe biznesi në mjedisin digjital.

Vegëza të jashtme