Konferenca finale dy-ditore është mbajtur në Birmingham dhe ka grumbulluar akademikë dhe profesionistë nga industria.

Fundi i marsit ka shënuar edhe përfundimin e projektit tre-mujor Digital Cities. Konferenca finale dy-ditore është mbajtur në Birmingham dhe ka grumbulluar akademikë dhe profesionistë nga industria të cilët kanë marrë pjesë si prezantues ose kanë punuar në zbatimin e projektit.

Projekti mbështet avancimin, sigurinë dhe stabilitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe rajonit duke ndarë dhe avancuar politikat dhe strategjitë e administratave komunale në fushën e industrisë digjitale dhe zhvillon aftësitë dhe kapacitetet për bashkëpunimin e profesionistëve në këtë fushë në tërë Ballkanin Perëndimor dhe në Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë kohëzgjatjes tre-mujore të projektit, pjesëmarrësit kane komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë realizuar bashkëpunim me homologët nga Mbretëria e Bashkuar. Rezultat i këtij bashkëpunimi janë disa zgjidhje shumë interesante të software-eve të cilat zhvillojnë edhe shumë evenimente në rajon ku ndahen njohuritë dhe përvoja.

Lista e folësve në konferencën finale ka qenë e përbërë nga profesorët e disa universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, siç është Birmingham Ormiston Academy dhe University of the West of England, si dhe nga profesionistë nga industria digjitale, në mënyrë që të dëgjohen qasje dhe idetë e tyre për zhvillimin e industrisë digjitale në sektorin publik dhe privat.

Me theks të veçantë në diskutim të hapur në ditën e parë të konferencës janë mbajtur prezantime dhe diskutime paneli me temë zhvillimi i strategjive digjitale për qytetet. Pasditja është përbërë nga dy workshop-e (njëra për sipërmarrësit dhe e dyta për anëtarët e administratave komunale dhe për politikanë) ku në detaje janë trajtuar temat e prezantuara në prezantimet e paradites. Panel diskutimi përfundimtar ka trajtuar rolin e universitetit në zhvillimin e grupimeve digjital kreative.

Dita e dytë e konferencës finale ka qenë e rezervuar për pjesëmarrësit dhe prezantimet e projekteve të tyre si dhe për përfundime të arritura. Nga zhvillimi i lojërave deri te software-ve muzikor, pjesëmarrësit kanë treguar se si mund të krijohen gjëra të mrekullueshme kur bashkohen dhe bashkëpunojnë njerëz ambicioz.