Woman pointing at whiteboard with sticky notes

Programi Media for All i mbështet pikat e pavarura të medieve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar modelet e tyre biznesore me qëllim që të bëhen financiarisht më të qëndrueshme dhe të krijojnë një gamë diverse të përmbajtjes për t’u angazhuar më mirë me qytetarët e tyre lokalë.

Mentorët dhe trajnerët nga partneri ynë, Thomson Foundation, kanë punuar intensivisht me 55 pika të medieve gjatë gjashtë muajve të fundit për t’i ndihmuar të realizojnë idetë e tyre të biznesit. 

Ndonëse në mes të implementimit të projektit, pikat e medieve raportojnë tashmë angazhim të shtuar të audiencës dhe reagime pozitive ndaj videove të reja, podkasteve dhe shërbimeve të ofruara. Theksojmë këtu aktivitetet e ndryshme, produktet dhe shërbimet e krijuara nga përfituesit tanë të granteve në rajon. 

Me sajte për vendet e lira të punës, uebsajtet e përmirësuara dhe shfaqjet e transmetuara në vend, përfituesit e granteve të projektit tonë Media for All raportojnë angazhim të shtuar të audiencës dhe vetëdijesim më të madh për storiet që ata mbulojnë në zonën e tyre lokale dhe në vend. 

Programi Media for All financohet nga qeveria e MB-së dhe ofrohet nga British Council me partnerët e tij, BIRN, Thomson Foundation dhe INTRAC.

Shqipëria

Festojmë kulturën e Shqipërisë përmes podkasteve dhe videove

Pika online e medieve, Amfora.al, po krijon një seri të videove të shkurtra të quajtura ‘Culture in One minute’ për historinë e lashtë dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të Durrësit. Si pjesë e grantit të tyre të Media for All, ata planifikojnë të realizojnë njëzet episode. 

Tri episodet e para kanë bërë bujë aq shumë sa ekipi i Amfora.al është ftuar të flasë për projektin në disa shfaqje televizive nacionale. 

Përveç videove, ekipet krijojnë podkaste, “Voice of Culture”, ku ekspertët flasin për tema të ndryshme kulturore dhe të cilat janë të dizajnuara për të inkurajuar diskutimin te publiku.

 

Bosnje dhe Hercegovinë

Sajti i ri i uebit i Radio Osvit rrit dukshëm audiencën

Gjithnjë e më shumë njerëzit po qasen në lajme përmes mediave sociale ose përmes pajisjeve celulare, prandaj është e rëndësishme që pikat e medieve të kenë një sajt uebi modern dhe të qasshëm.  Si pjesë e programit Media for All, pesëmbëdhjetë pika të medieve kanë arritur të përditësojnë ose të zëvendësojnë sajtet ekzistuese të uebit me sajte uebi të reja, moderne dhe lehtë të navigueshme.

Që nga koha kur lancuan sajtin e tyre të ri të uebit, ekipi në Radio Osvit tashmë ka parë rritje në audiencën e vet, me numrin e vizitave dhe ndjekësve në rritje të vazhdueshme. Ata e shohin këtë si hapin e parë në arritjen e qëllimit të tyre përfundimtar, që është gjenerimi i të ardhurave nga përmbajtja që krijojnë. 

Kosovë

RTV Puls – Programi Eto Nas Kod Vas

Përmes programit Media for All, stacioni transmetues lokal RTV Puls ka realizuar pesë shfaqje televizive nga pesë komuna të Kosovës. Shfaqjen "Eto nas kod vas”, e cila eksploron historinë, kulturën dhe trashëgiminë e rajoneve të ndryshme, mund ta ndiqni këtu. Megjithatë, ajo që i dallon këto programe është transmetimi i tyre drejtpërdrejt nga ky stacion i vogël përmes automjetit të tyre të raportimit. 

Programi në largësi i realizuar nga RTV Puls u mundësua përmes mbështetjes nga programi Media for All. Automjeti mediatik i RTV Puls është plotësuar me pajisje dhe antena të ndryshme për regjistrimin dhe transmetimin e programit nga terreni. Në këtë mënyrë, kjo pikë lokale e medias në kuptimin e mirëfilltë të fjalës shkoi më afër komuniteteve, storiet e të cilave u mbuluan nga programi televiziv Eto Nas Kod Vas. Të njëjtat komunitete janë po ashtu audienca e synuar e kësaj pike të medias.  

Programi Eto Nas Kod Vas ose Closer to You (Më afër jush) raporton për komunitetet e ndryshme lokale, historinë e tyre dhe zhvillimet aktuale. Gjithashtu mbulon storie për bizneset lokale në fushën e bujqësisë, turizmit lokal, tregtisë, dhe përmes tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal dhe promovimin e këtyre komuniteteve përtej rajonit të tyre.

Përmes këtyre programeve, RTV Puls rrit edhe vetëdijesimin për problemet e komunitetit lokal, për funksionimin e qeverisjes lokale dhe sfidat me të cilat komunitetet përballen në baza ditore. Përmes bisedave me autoritetet lokale dhe përfshirjes së tyre në programe, RTV Puls rrit vetëdijesimin e autoriteteve komunale edhe për sfidat me të cilat përballen qytetarët e tyre.

Mund ta lexoni storien e plotë për të mësuar se si një stacion i vogël, në pronësi të një familjeje, rriti biznesin e tij nga raportimi për storiet lokale deri në mbulimin e tanishëm të ngjarjeve në rajon duke përdorur automjete raportimi të përshtatura. Në këtë artikull në Journalift, mësoni se si e zhvilloi këtë qasje inovative Nenad Milenković, pronari i ri dhe drejtori i RTV Puls, që mori përsipër këtë punë nga babai i tij i ndjerë. 

Mal i Zi

Boka News: Zgjidhjet lokale për problemet lokale ndërtojnë besimin dhe rritin audiencën

Boka News nga Tivat ka qenë një nga pikat më aktive dhe më të suksesshme të medieve që përdorin Instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar, një platformë online që lidh qytetarët dhe pikën e medias për të ndarë ide, informacione dhe të dhëna për çështjet lokale.  Me udhëzimet dhe mentorimin nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) dhe me përdorimin e instrumentit ECR, Boka News ia doli të krijojë tetë artikuj me zgjidhje për problemet lokale që vinin drejtpërdrejt nga audienca e tyre lokale. Kur bëhen kërkime për një temë, Boka News publikon një pyetësor ose kërkon nga audienca e tyre që të përgjigjen. Mesatarisht, 200 qytetarë morën pjesë secilën herë dhe ofruan të dhëna dhe informacione të dobishme. Temat e mbuluara ishin me rëndësi për komunitetin lokal si rrënimi i trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore, mbrojtja e mjedisit, problemet ligjore lidhur me pronësinë e pronës bregdetare (plazheve dhe moleve) dhe krijimi i një strategjie për zhvillimin e turizmit të lundrimit dhe rikthimin e tokës së Aeroportit të Tivatit.Si rezultat i këtij aktiviteti, numri i përdoruesve të uebit u rrit nga 66,049 në nëntor 2020 në 95,058 përdorues në gusht 2021. Trendi i rritjes ishte evident në mediat sociale e po ashtu edhe rritja e ndjekësve në Facebook, me mbi 2,500 ndjekës të rinj. 

Maqedonia e Veriut

KumanovoNews: Nga pikë lokale e medies në pikë rajonale

KumanovoNews është një portal i vogël online i lajmeve që po bëhet një pikë rajonale e medias me mbështetjen nga programi Media for All. Ata tani përdorin teknika gazetarie multimediale, duke përdorur tekstin, imazhet, zërin, videoklipet dhe grafikët për të treguar storie në mënyrë angazhuese. Storiet e tyre i ndajnë në media sociale dhe në sajtin e uebit.  Ata e kanë rritur lexueshmërinë ditore për 25 % në krahasim me periudhën para ndërhyrjes. 

Që nga muaji mars 2021, ata kanë punuar me mentorë nga Thomson Foundation, një organizatë bamirëse e pavarur që trajnon gazetarë në botë për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit. Kumanovo News tani ka një sajt të ri uebi dhe pajisje, ka punësuar personel të ri dhe ka një rrjet të korrespodentëve në rajon. Mentorët po ashtu u kanë ndihmuar të zhvillojnë një përmbajtje dhe strategji marketingu për të zgjeruar mbulimin e tyre dhe për të arritur audiencat e reja. 

Pika e medieve tani krijon përmbajtje multimediale për tema dhe ngjarje me rëndësi nga rajoni veri-lindor i Maqedonisë së Veriut. Që nga muaji mars 2021, KumanovoNews ka krijuar rreth 1,000 lajme të shkurtra, 1,060 fotografi, gjashtë storie multimediale me video dhe ka ilustruar gjashtë storie me infografikë dhe grafikë. Disa nga këto storie janë ripublikuar në mediat kombëtare. 

Serbi

Tri pika të medieve ndajnë mundësitë më të reja për punësim në sajtet e tyre

Përveç informimit për lajmet më të fundit, audiencat e tri pikave të medieve online në Ballkanin Perëndimor mund të kërkojnë edhe për mundësi të reja pune. 

Dy portale online nga Serbia, Ozon press nga Čačak dhe Pressek nga Kragujevci, dhe Nezavisen Vesnik nga kryeqyteti maqedonas, Shkupi, prezantojnë  sajte të uebit përkatëse të dedikuara për tregun e punës. Krahas ofrimit të shërbimit për lexuesit, pikat e medieve mund të fitojnë të ardhura nga punëdhënësit që reklamojnë vendet e tyre të lira të punës. Ekipi në Pressek ka vërejtur tashmë rreth 20,000 vizita nga punëkërkuesit çdo muaj. 

Sajtet e uebit janë vetëm në fazën e pilotimit por rezultatet fillestare janë inkurajuese dhe pikat e medieve do të vazhdojnë të punojnë me mentorin e biznesit për t’i zhvilluar ato edhe më tej dhe për të promovuar këtë shërbim para lexuesve dhe reklamuesve potencialë. 

Családi Kör: Qarkullim më i madh përmes kuponëve të zbritjes

Javorja Családi Kör që ofrohet në gjuhën hungareze ka prezantuar kuponë kursimi në një nënfletë që publikohet çdo tre muaj. Qëllimi është rritja e qarkullimit me pagesë dhe tërheqja e reklamuesve të rinj për të rritur të ardhurat e tyre, pa lënë anash zhvillimin edhe më tej të kontaktit me audiencat e tyre.

Journalift raporton se që nga botimi i parë i publikuar në gusht, shitjet u rritën me 14% dhe qarkullimi në përgjithësi ishte 4% më i lartë. Pika e medias po ashtu ka marrë reagim pozitiv nga dyqanet që i ofrojnë zbritjet.