Projekti "Media for All" ("Media për të Gjithë") ka qenë një "akademi" për Median Amfora. Përgjatë tij ekipi ynë zhvilloi qasje të reja dhe forcoi raportimin me profesionalizëm. Gjithashtu audienca jonë u angazhua më shumë, duke na ndihmuar që të bëjmë një raportim edhe më cilësor.  

Profesionsitët e rinj përballen me sfida të shumta në një mjedis mediatik gjithnjë e më të brishtë ndaj zhvillimeve shoqërore dhe politike. Nga ana tjetër mediat e vogla ku profesionsitët e rinj punojnë kanë kapacitete teknike dhe financiare të kufizuara.  

"Formula" e mbështetjes përmes projektit "Media for All" solli një iniciativë që në Shqipëri mund të konsiderohet për herë të parë.  

Kombinimi i teorisë - mbështetjes me pajisje - zbatimit në praktikë, rezultoi efikase për Median Amfora. Ne zhvilluam standardet tona të raportimit dhe të angazhimit të audiencës.  

Sollëm për herë të parë në median tonë 2 formate shumë kreative dedikuar të rinjve. Seria e videove "Kultura në 1 Minutë", ishte një risi për përmbajtjen e mediave në internet në Shqipëri. Në rreth 1 minutë ne sollëm informacione historike shumë tërheqëse, ndërthurur me një raportim dhe me grafika interaktive.  

Gjithashtu seria e podcasteve "Zëri i Kulturës", ndihmoi në zgjerimin e fokusit të Medias Amfora. Ne shkuam përtej trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë, raportuam për tema sociale, të drejtat digjitale dhe ato të grave. Gjithashtu sollëm personazhe dhe ngjarje historike me rëndësi për memorien kolektive. Fuqizuam zërin e të rinjve dhe të artistëve.  

Platforma "Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar" ("Engaged Citizens Reporting - ECR tool") ishte një formë e suksesshme e përfshirjes së audiencës. Më herët Amfora kishte krijuar disa forma për angazhimin e audiencës, por asnjëra nuk ishte e suksesshme. "ECR tool" solli një revolucion për ne, qindra qytetarë sollën raportime cilësore, duke i pasuruar shkrimet që ne publikuam, me informacione, foto dhe dokumente të panjohura më parë.  

Trajnimet që ne morëm përgjatë projektit përmirësuan raporitmin tonë gazetaresk, kombinuar me teknikat e shkrimit - filmimit dhe regjistrimit me audio. Gjithashtu ne u fokusuam më shumë në kujdesin ndaj fenomeneve që lidhen me dezinformimin, keqinformimin dhe lajmet e rreme.  

Pas mentorimeve ne përmirësuam politikat tona dhe hartuam 2 udhëzues të brendshëm: "Udhëzuesi për sigurinë në punë" dhe "Udhëzuesi për raportimin me bazë gjinore". Mbështetja me pajisje ishte e vyer për ne, raportimi ynë investigativ tani është shumë më i sigurt. Ne përdorim pajisje të komunikimit dhe të filmimit në distancë, të cilat i bëjnë reporterët tanë më të sigurt kur investigojnë shkatërrimin e rrënojave arkeologjike.  

Pas mentorimeve ne përmirësuam politikat tona dhe hartuam 2 udhëzues të brendshëm: "Udhëzuesi për sigurinë në punë" dhe "Udhëzuesi për raportimin me bazë gjinore". Mbështetja me pajisje ishte e vyer për ne, raportimi ynë investigativ tani është shumë më i sigurt. Ne përdorim pajisje të komunikimit dhe të filmimit në distancë, të cilat i bëjnë reporterët tanë më të sigurt kur investigojnë shkatërrimin e rrënojave arkeologjike.