"Shkollat e shekullit 21" ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime me vlerë për përmirësimin e aftësive të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe politikëbërësve. Të gjitha shkollat fillore (nxënësit e moshës 10 - 15 vjeç) do të pajisen me pajisje Micro:bit (kompjuter xhepi), të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të mësojnë shkathtësi të reja digjitale dhe të programimit përmes argëtimit dhe ndërveprimit.

Për të qenë konkurrues në tregun global të punës, nxënësve iu duhen shkathtësitë kryesore, siç janë zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, njohuritë digjitale dhe kreativiteti. Programi "Shkollat e shekullit 21" përkrah zhvillimin e të rinjve në këto fusha me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të mirë.

In this section