Zhvillimi i madh teknologjik ka krijuar një ambient të ri, i cili ka ndryshyar kërkesat që ekonomia ka mbi shkathësitë dhe njohuritë për sukses në vend të punës. Mbi të gjitha fokusi mbi shkathësi në krahasim me njohuri sot peshon më rendë, kjo pasi që jemi në fazë të vrullshme të zhvillimit të teknologjive të cilat në formë të vazhdueshme shkaktojnë ndryshime në vende të punës, dhe nga punëtoret kërkohet adaptim i vazhdueshëm, gjetje e zgjidhjeve të reja dhe kreativitet.
Me fjalë tjera, sot shkollat duhet të përgadisin gjeneratat e reja për vende të punës të cilat nuk ekzistojnë ende, andaj theksi vihet në zhvillimin e të menduarit në formë kritike, zhvillimin e shkathësive problem zgjidhëse, adaptimin në ambienete të reja dhe aftësitë kreative.
Zhvillimi i shkathësive në anën tjetër nuk është proces i thjesht! Nuk është më punë e shkollave vetëm të sigurohen që nxënësit kanë njohuri në fusha të caktuara, tashmë fokusi duhet të kalojë në përdorimin e njohurive për të arritë një objektivë, një rezultat, për të zgjidhë një problem konkret.
Që t’a ilustroj më mirë, po i marë dy shembuj/skenar:
*skenaret nuk jane të lidhur me teknologji, për thjeshtësim të spjegimit
- Skenari 1: Nxënësit shkojnë në shkollë, dhe në orë mësimore, mësimdhenësi kërkon që të zgjidhet problemi X. p.sh të rrisin një bimë.
Pastaj më simdhënesi fillon me spjegimin e kushteve në të cilat bima rritet, bën spjegim të detajuar të secilit kusht dhe cfarë efekti ka në bime, dhe nga nxënësit kërkohet që të aplikojnë në formë praktike njohuritë e fituara. Aq më tepër nxënësit kanë për detyrë të simulojnë kushtet e kërkuara, dhe pastaj te analizojnë rezultatet ne rast te dështimit dhe suksesit.
- Skenari 2: Nxënësit shkojnë në shkollë, dhe në orë mësimore, mësimdhënesi kërkon që të mesojnë për bimën X. Mësimdhënësi konsumon shumicën e kohës në klasë duke spjeguar fenomene të ndryshme të bimës, dhe flet per kushtjet e rritjes. Ndërsa nga nxënësit kërkohet që t’i mbajnë në mend të gjitha informatat, dhe te janë ne gjendje me i ri-spjegu per te arrit sukses ne klasë.
Duke pas parasysh këto dy skenare është e qartë që vendosja e nxenësit përballë një problemi, për të cilin njihen kufizimet dhe të kërkohet nga ata që të gjejnë një zgjidhje është shembull tipik i punës që duhet bërë shkollat e shekullit 21 - në krahasim me skenarët tipik të shkollave tona, ku nxënësit i spjegohen konceptet për një temë, dhe kërkohet nga ata që të jenë ne gjendje të elaborojnë temën. Aq më tepër në skenarin e dytë, për shkak që qasja në informata sot është jashtëzakonisht e lehtë, mbajtja në mend e njohurive pa aspekt praktik është edhe më e devalvuar.
Ky pozicionim në klasë, nxënësit i bjen në pozitë ku beteja për me i kuptu konceptet është prej atyre më të lehta, ndërsa theksi bie në ‘Si t’i aplikoj këto koncepte që të arrij rezulatin’ - dhe ky pozicionim është shumë i fuqishëm pasi që shtyn nxënësit të mendojnë më gjërë, më thellë dhe të tejkalojnë përmbajtjen e asaj cka po mësojnë duke kërkuar nga vetja që të aplikojnë njohuritë e fitura në skenar praktik. Ky proces dhe ambient shkakton zhvillimin e shkathësive të cilat vendet e punës së shekullit 21 i kërkojne!
Teknologjia në këtë rast është dera kryesore dhe më e lehta të implementohet për të nxitë nxënësit të punojnë në këte formë. Ata përveq që do të fitojnë njohuritë fundamentale mbi arkitekturën dhe principet e funksionimit të teknologjisë, e cila në vete ju jep përparesi për sukses, ata arrijnë që këtë cikël të zgjidhjës së problemeve t’a ushtrojnë shumë më shpesh, shumë më shpejtë dhe në formë shumë praktike.
Aq më tepër sukesi më i madh i ushtrimit dhe zhvillimit të këtyre shkathësive te nxënësit arrihet duke filluar punën në këtë formë nga mosha e hershme, preferueshëm duke filluar nga klasa e parë fillore.
Kjo eshte mosha më e mirë për plotë arsye, më të rendesishmet duke qenë:
- Kreativitieti dhe mendimi origjinal ende janë prezent në këtë moshë, në masë të madhe
- Sterotipet gjinore nuk jane te formuara
Duke pas parasysh këtë, nëse aplikohet kjo formë e punës në shkolla, atëher zgjidhja e problemit të balancit gjinor në fusha teknike natyreshëm do të tejkalohet, duke jep hapësirë vajzave nga mosha e hershme të fitojnë eksperiencë në këtë formë të punës dhe të kanë mendim personal nga përvoja e tyre, e jo duke e rezikuar vendimin ne moshën më madhore, vendim ky i cili miret nga vajza të cilat me mungesë të eksperiencës, dhe me mendime stereotipike tashmë te formuara, marrin vendim për karrierë.
Si përfundim, unë fuqishëm rekomandoj që secila shkollë dhe secili prind të marrin rol aktiv duke kërkuar që fëmijët e tyre/nxënësit e tyre të përgaditen në shkollë për vendet e punës së shekullit 21 - të cilat do të kërkojne shkathësi problem zgjidhëse, shkathësi të mendimit kritik dhe ato të kreativitetit!