Më 9 Dhjetor 2019, në Prishtinë u mbajt Sfida e tretë e Kodimit me pajisjen mikrobit. 18 ekipe nga Kosova garuan, ku fitoi ekipi i shkollës ‘’Bajram Curri’’ nga Shtime. Vendin e dytë e fitoi shkolla ’’Hasan Prishtina’’ nga Prishtina, ndërsa vendin e tretë e fitoi ekipi i shkollës ’’Emin Duraku’’ nga Shtime.

Nxënësit Albion Mujota dhe Veton Salihu, realizuan projektin fitues me emër ’’Water:bit’’. Qëllimi i projektit të tyre ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për ndotjen e lumenjve dhe ndihma në pakësimin e shkaqjeve të ndotjes.. Duke fituar këtë sfidë, atyre iu dha mundësia të marrin pjesë në një garë rajonale që do të zhvillohet në kuadër të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, në Prill të vitit 2020 në Tiranë.

Në këtë ngjarje ishin prezent Ministri në detyrë, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Ambasadori i Britanisë në Kosovë Nicholas Abbott, si dhe përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit.