The Coding Challenge

Para se të filloni procesin e aplikimit, së pari duhet të shprehni interesin tuaj përmes Sondazhit të mundësuar këtu. Pastaj do t'ju dërgohet një link për dosjen tuaj të personalizuar në internet ku mund të ngarkoni aplikacionin tuaj me të gjitha dokumentet e kërkuara.

Pas tre vjet e gjysmë të zbatimit të programit të Shkollave të Shekullit 21 dhe përfundimit të gjashtë cikleve të trajnimit për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit në të gjitha shkollat fillore në Kosovë, kemi kënaqësinë të ftojmë nxënësit nga të gjitha shkollat publike të mesme të ulëta, të shoqëruar nga një mësues, të aplikojnë për Sfidën Nacionale të Kodimit 2022, ku në projektet e tyre do të përdorin pajisjet micro:bit.

Sfida Nacionale e Kodimit 2022 organizohet pë të gjitha shkollat publike të mesme të ulëta (cikli 6-9) në Kosovë.

Sfida e Kodimit është e hapur nga data 5 Prill 2022 dhe do të mbyllet në daten 5 Maj 2022.

Qëllimi i Sfidës sonë është të angazhojmë nxënësit e grupmoshës 10-15  vjeçare dhe të frymëzojmë të rinjtë për të zgjidhur problemet e përditshme në shkollat dhe komunitetet e tyre përmes programimit. Për këtë Sfidë do të përdoret pajisja mikro:bit, për t'i mundësuar fëmijëve të zhvillojnë projekte që i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe për të eksploruar zgjidhje për problemet me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme. 

Shkollat inkurajohen që të zhvillojnë projekte që ofrojnë zgjidhje inovative për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e energjisë, dhe për sfidimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Njëzet projektet më të mira do të përzgjidhen për sfidën përfundimtare, e cila do të mbahet në Prishtinë. Secilit prej 20 finalistëve të përzgjedhur do t’i dhurohet një pako me 10 pajisje micro:bit - versioni 2, me autoparlant, mikrofon dhe sensorë të prekjes së inkorporuar për të shtuar gjëra edhe më interesante në projektet tuaja, një kit aksesorësh për mico:bit-in që do të përmbajë aksesorë të dobishëm të micro:bit-it si mbajtëse për unazën LED të micro:bit-it, Kitin ‘Inventor’, Kitin ‘Smart Greenhouse’, ndërfaqen Graphics128 OLED për micro:bit-in dhe kontrolluesin e lojës për micro:bit-in. 

Përveç kësaj do të ketë çmime të veçanta për ekipet fituese të tre vendeve të para, si dhe për ekipin më të ri, projektin më të mirë mjedisor dhe ekipin që zhvilloi kodin më kompleks:

  1. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 Ipad Air për dy nxënës, kit shtesë me aksesorë
  2. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 tableta Android për dy nxënës, kit shtesë më aksesorë
  3. çmimi: laptop për mësuesin, plus 2 tableta Android për dy nxënës

ekipi më i ri – dy ora smart për 2 nxënës

projekti më i mirë mjedisor - dy ora smart për 2 nxënës

kodi më kompleks - dy ora smart për 2 nxënës

Sfida është organizuar në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Për të aplikuar, thjesht ndiqni udhëzimet tona në fund të kësaj faqe dhe shikoni fazat e Sfidës së Kodimit.

Pranueshmëria

Sfida e Kodimit 2022 është e hapur për të gjithë nxënësit e klasave 6 deri 9 nga shkollat publike që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Kanë marrë pjesë në trajnimet tona për Mendimin Kritik, Zgjidhjen e Problemeve dhe Kodimin, si dhe kanë marrë në formë donacioni pajisje mikro:bit si pjesë e programit "Shkollat e Shekullit 21".

Para se të filloni procesin e aplikimit, së pari duhet të shprehni interesin tuaj përmes Sondazhit të mundësuar këtu. Pastaj do t'ju dërgohet një link për dosjen tuaj të personalizuar në internet ku mund të ngarkoni aplikacionin tuaj me të gjitha dokumentet e kërkuara.

Sfida e Kodimit do të hapet në datën 5 Prill 2022, dhe procesi i aplikimit do të mbyllet në datën 5 Maj 2022, procesi i vlerësimit do të zhvillohet në tre (3) faza:

 

Faza 1

Në fazën e parë të Sfidës, të gjitha aplikimet e paraqitura do të vlerësohen kundrejt kritereve të kualifikimit. Për t'u kualifikuar për vlerësimin e projektit, projektet duhet të dorëzohen nga ekipe, të përbëra vetëm nga 2 anëtarë të ekipit. Të paktën një vajzë inkurajohet të jetë pjesë e secilit ekip. 

Përveç kësaj, pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin informacionin dhe dokumentetet e listuara më poshtë:

  • Detajet e kontaktit – sic janë të specifikuara në formularin e regjistrimit
  • Formularin për privatësinë e informacioneve të garës dhe marrjen e pëlqimit të nënshkruar: Shtojca 1
  • Dokumentin prezantues: Shtojca 2 – përshkrim i shkurtër i projektit, problemet që adreson, si do t’i ndihmojë nxënësit, shkollën apo komunitetet e tyre? Si lidhet projekti me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Përshkrimi i projektit duhet të dorëzohet si dokument në formatin 'Word'. Fotografitë e letrave të shkruara me dorë do të shënohen me pikë minimale.)
  • Ngarkimin e dosjes .hex. Aplikantët duhet të paraqesin kodin. (Kodi duhet të dorëzohet në një format që mund të kontrollohet dhe testohet për funksionalitetet e tij.)
  • Video e projektit funksional dhe prezantimi i tij (5 minuta).

Të gjitha dokumentet e kërkuara supozohet të ngarkohen në një dosje (folder). Ju lutemi, plotësoni të gjitha dokumentet në format dixhital. Çdo aplikim jo i plotë do të hiqet në këtë fazë. Më shumë informacion se si të zgjidhni projektin dhe si të përgatitni një video do të gjeni në Shtojcën 5 “Udhëzues për Shkollat”.

Faza 2

Aplikimet e pranueshme do të vlerësohen kundrejt kritereve të mëposhtme të vlerësimit:

  1. Qëllimi i projektit dhe ndikimi i përgjithshëm.
  2. Origjinaliteti dhe kreativiteti në zgjidhjen e një problemi
  3. Hartimi funksional i projektit
  4. Kompleksiteti teknik i kodit 

Anëtarët profesionalë të jurisë (ekspertë të TIK-ut) do të përzgjedhin deri në 20 projektet më të mira që do të paraqiten për fazën 3 të sfidës - Sfida Nacionale e Kodimit në Kosovë, e cila do të organizohet në muajin maj në Prishtinë. Në varësi të cilësisë së paraqitjes mund të ketë më pak se 20 ekipe të ftuara në eventin final. 

Shkollat e përzgjedhura për fazën e (3) do të kontakohen më së largu në datën 10 maj 2022 nëpërmjet e-mail adresës dhe faqes sonë të internetit.

Faza 3

Ekipet me projektet e përzgjedhura do të marrin pjesë në fazën finale të sfidës, e cila do të mbahet me prezencë fizike në maj në Prishtinë. 

  • Në Sfida, secili ekip do të ketë 10 minuta për prezantimin e projektit dhe pyetjet nga juria.
  • Prezantimi do të bëhet nëpërmjet videos së dërguar gjatë aplikimit, e cila mund të zgjasë deri në 5 minuta. Videot do të filmohen para aktivitetit të drejtpërdrejtë, ose të njëjtat video të paraqitura në fazën 1 mund të përdoren. Udhëzimet se si ta filmoni sa më mirë videon tuaj përfshihen në dokumentin Udhëzimet për Shkollat.
  • Juria do të ketë 5 minuta kohë për të bërë pyetje në lidhje me projektin, dhe do të vlerësojë projektet bazuar në: njohuritë e përgjithshme mbi përmbajtjen e projektit; kompleksiteti teknik i kodit; dhe aftësitë e prezantimit.

FAT TË MBARË TË GJITHËVE!