Çka ka ndodhur? (cilaishte sfida në këtë rast)
Kjo është storie që flet për ‘mundësinë’- se si katër mësimdhënësve u është dhënë mundësia të marrin pjesë në trajnimet e MKZP dhe Micro:bit dhe si kjo i ka motivuar që të vazhdojnë vet trajnimet tutje, duke ndarë njohuritë dhe eksperiencën edhe me 30 mësimdhënës tjerë. Numri i mësimdhënësve që kishin mundësinë të marrin pjesë në trajnimet e MKZP sipas formulës së British Council në bazë të numrit të nxënësve për shkollë, ishte i limituar, përderisa kishte një interesim shumë të madh prej mësimdhënësve tjerë por nuk kishin mundësi të marrin pjesë në trajnim. Prandaj në mënyrë që të plotësojnë nevojat e kolegëvë të tyre këta katër mësimdhënës vendosën të organizojnë vet trajnimet e MKZP dhe Micro:bit edhe për 30 mësimdhënës të klasave 6 deri 9.