Ne tashmë e dimë nga Sfidat e kaluara të Kodimit se konkurrenca i frymëzon fëmijët të bëjnë më të mirën e tyre, dhe jo vetëm mjaftueshëm.

Kur ata konkurrojnë, përpiqen të krijojnë ide të reja, të bëjnë kërkime dhe të mësojnë të punojnë me anëtarët e tjerë të ekipit. Ata gjithashtu do të përpiqen të bëjnë më shumë sesa u kërkohet, në mënyrë që të fitojnë mes të tjerëve. Këto aftësi i përgatisin ata për të ardhmen, si p.sh. të aplikojnë për në shkollë të lartë, të aplikojnë për një punë të re ose ngritje në detyrë duke sjellë ide të reja në kompanitë për të cilat ata punojnë.

Ne jemi të lumtur teksa shohim inovatorët tanë të rinj të arrijnë rezultate kaq të mëdha, dhe falenderojmë mësuesit  pjesëmarrës në programin ‘’Shkollat e Shekullit 21’’ për bashkëpunimin. Programi ka promovuar vlera pozitive për të dyja palët, dhe ka krijuar një mjedis më tërheqës në klasë.

Por çfarë specifikisht mund të arrijnë nxënësit nga Kosova nga ky program? Përgjigjen për këtë dhe për pyetje të tjera mund ta gjeni në intervistat që kemi zhvilluar me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Znj. Arbërie Nagavci, dhe profesionistë të tjerë në fushën e arsimit, në videon më sipër.