Kjo është historia e nxënësve nga shkolla "Vëllezërit Frashëri" të cilët ishin shumë të shqetësuar për mjedisin, riciklimin dhe mënyrën se si ndikon ai në shëndet, kështu që ata krijuan projektin e tyre për të adresuar këto çështje. Shkolla filloi projektin e riciklimit diku në fund të Shkurtit 2019. Mësuesve iu kërkua të punojnë së bashku me nxënësit dhe të zbulonin se si ata mund të përdorin mikrobitin për ta bërë projektin më të mirë.

Fokusi ishte në vend-depozitimet ekzistuese, pasi fëmijët mendonin se ata duhet të zbatonin metodat e riciklimit të plastikës, letrës dhe qelqit në vend që t'i linin këto materiale në tokë. Nxënësit parashikuan që materialet e ricikluara mund të paketohen, klasifikohen dhe renditen sipas ngjyrave përmes robotikës, pastaj vendosen në zonën e caktuar dhe merren me kamionë.

Nga Marsi deri në Maj të vitit 2019, shumë nxënës të klasave të ndryshme u përfshinë në punën me mikrobitin. Për më tepër, mësuesit u këshilluan t'u jepnin mikrobitë nxënësve dhe t'u kërkonin atyre të shqyrtonin mundësitë edhe në shtëpi me ritmin e tyre dhe të ktheheshin me idetë e tyre. U vu re se nxënësit e gjetën këtë qasje shumë të dobishme sepse ata ishin të lirë të eksploronin dhe të gjenin mënyra për të integruar mikrobitin në projektin e tyre të shkollës. Në këtë mënyrë, ata mësuan shumë nga njëri-tjetri, dhe çdo nxënës që tregoi interes për kodimin kishte shansin të kontribuonte dhe të ishte pjesë aktive e projektit që paraqiti ndryshimin dhe inovacionin.

Rezultatet kryesore të projektit ishin më shumë se të dyfishta, por më poshtë theksohen përfundimet kryesore:

  • Të gjitha vend - grumbullimet në vendin tonë dhe në të gjithë botën duhet të mbështesin idenë e riciklimit;
  • Nxënësit duhet të inkurajohen që vazhdimisht të bëjnë kërkime dhe të hulumtojnë të dhënat për arritjen e rezultateve më të mira.

Bazuar në këto rezultate, mund të thuhet se edhe pasi projekti u realizua, mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle vazhduan të kishin një ndikim në shkollën e tyre, dhe në një zonë më të gjerë. Prandaj, për aq sa këta nxënës ishin të inkurajuar të bënin kërkime të vazhdueshme dhe të eksploronin të dhënat, kjo tregon se ata kanë menduar të gjejnë mënyra të reja për të përmirësuar punën e tyre në projekt duke e bërë atë edhe më efikas. Ata e kanë provuar këtë duke marrë pjesë gjithashtu në gara të ndryshme ndërkombëtare të kodimit dhe duke u vlerësuar për idenë e tyre inovative në lidhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

"Lidhja midis mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe kodimit më dha mundësinë të provoj strategji dhe teknika të reja në mënyrë që të motivoj edhe më shumë nxënës dhe të përfshij secilin prej tyre."

- Mësues i Gjuhës Shqipe

 

Cilat janë përfitimet që ofron programi ynë në këtë shkollë?

 

Ide krijuese

Projekti i shkollës ishte shumë kreativ. Për më tepër, të gjithë mësuesit ishin të angazhuar në mënyrë aktive dhe integruan mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin me mikrobit edhe në lëndët e tyre relative siç u prezantuan përmes planeve të tyre të mësimit dhe gjatë takimeve.

Ndikimi i programit në të gjithë strukturën e shkollës

Është një shembull shumë i mirë i matjes konkrete të ndikimit të këtij trajnimi, para së gjithash tek mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, dhe më pas tek nxënësit. Mësuesit janë ata që i motivuan dhe inkurajuan ata të eksplorojnë më shumë mbi kodimin dhe të përdorin mikrobitin, duke praktikuar të menduarit kritik i cili u lejon atyre të jenë zgjidhës të problemeve.

Puna në grup

Deri më tani, janë përfshirë një numër i madh nxënësish, dhe posaçërisht në klubin e kodimit, të cilët treguan një interes të madh në zgjidhjen e problemeve të jetës reale duke praktikuar mendimin kritik. Programi 'Shkollat e Shekullit 21' ka filluar të bëjë një ndryshim. Ky ndryshim arrihet duke ofruar mundësi të barabarta për çdo mësues dhe nxënës për të mësuar aftësi të reja dhe për t'i praktikuar ato në baza ditore kur është e mundur.

Eksperiencë pozitive nga mësuesit

Më poshtë janë disa citate nga mësuesit që praktikojnë teknikat e mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe kodimit me mikrobit.

“Disa nxënës në veçanti e konsideruan mikrobitin shumë tërheqës. Ata treguan kuriozitet dhe interes dhe kuptuan menjëherë konceptin e kodimit. ”

– Mësues i Historisë

"Nxënësit treguan një interes të madh kur mikrobiti u prezantua për herë të parë në klasë, dhe midis tyre kishte një bashkëpunim të shkëlqyer."

Mësues i Matematikës

"Orët e mësimit ishin më interesante dhe nxënësit bashkëpunuan shumë mirë me njëri - tjetrin dhe treguan një interes të madh!"

 Mësues i Gjeografisë